Uji nga Liqeni i Badocit ende i papijshëm

Uji nga Liqeni i Badocit ende i papijshëm
28.10.2024

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka njoftuar se aktualisht po vazhdon të jetë niveli i lartë i manganit në ujin e Liqenit të Badocit.

Mjeku tha se të gjitha lagjet dhe vendet e kryeqytetit që furnizohen nga Liqeni i Badocit të mos e konsumojnë ujin në ujësjellës për shkak të vlerave të larta të manganit në të.

Ajo rekomandoi që qytetarët të mos e vlojnë ujin sepse nuk largohet sasia e manganit me vluarje të saj.

“Po vazhdon që Liqenin e Badocit sikur në ujin e patrajtuar dhe të trajtuar vazhdon të jetë sasia e manganit e lartë. Ende uji i papijshëm. 0.08g miligram për litër e kemi sasinë e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar ka 0.03 miligram për litër. Shumë shpejt do të eliminohet kjo. Jemi duke pastruar dhe shpërlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në mënyrë që të mos mbetet sasi e manganit në grupacione primare dhe sekondare”, tha Mjeku për RTV Dukagjini.

“Rekomandimi tjetër është nga IKSHPK-ja që ne të furnizojmë me uji për pije dhe përgatitje të ushqimit përmes autobotëve, duke filluar nga Badoci i ri, Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Lagjja e Spitalit, Rruga B, Lagja Bregu i Diellit, Muharrem Fejza. Uji mbetet i papijshëm. Dukuri termike, ndodh kur ditët janë të nxehta e netët e ftohta. Diçka kimike. Ujin nuk duhet të vlojnë sepse nuk e largojnë manganin nga uji, por duhet të marrin nga autobotët. Do të marrim masa të tjera që herave të tjera të mos kemi probleme të tilla”, vijoi Mjeku.

Të fundit

Më të lexuarat