Tre produkte të qumështit që mund të dëmtojnë shëndetin dhe të rrisin peshën trupore

Tre produkte të qumështit që mund të dëmtojnë shëndetin dhe të rrisin peshën trupore
16.10.2024

Edhe pse shumë mjekë thonë se konsumimi i rregullt i produkteve të qumështit të fermentuar që përmbajnë probiotikë ka një efekt të dobishëm në florën e zorrëve dhe nxit tretjen, disa produkte kanë gjetur rrugën e tyre në listën e gjërave që gjithashtu mund t’ju dëmtojnë.

Sipas dietologes ruse Daria Rusakova,  produktet e mëposhtme të qumështit janë të dëmshme për shëndetin.

Kos me aditivë

Jogurtet me aditivë të ndryshëm nuk janë ‘produkte natyrale’, pasi përmbajnë shumë më tepër karbohidrate se çdo produkt tjetër i qumështit të fermentuar. Për shkak të aditivëve jonatyrorë dhe sasive më të mëdha të sheqerit, që ndikon në përthithjen e kalciumit, ato më shumë i përkasin ëmbëlsirave sesa produkteve të qumështit, shkruan portali Krstarica.

Produkte të qumështit pa yndyrë

Edhe pse shumica e njerëzve i hanë sepse besojnë se përmbajnë më pak kalori dhe për këtë arsye janë më të shëndetshme, e kundërta është e vërtetë. Sipas Rusakova, këto produkte qumështi përmbajnë niseshte, pasi e përdorin atë për të arritur konsistencën e kërkuar, e cila është po aq kalorike sa karbohidratet. Një problem tjetër është se produktet pa yndyrë nuk ngopin, por nxisin oreksin.

Salcë kosi

Salca e kosit me një përmbajtje yndyre midis 25 dhe 30 për qind është një nga ushqimet më të vështira për t’u tretur. Thuhet se ka një efekt të keq në funksionimin e pankreasit dhe mëlçisë. Por dietologia ruse thekson se kjo nuk do të thotë se duhet të heqim dorë tërësisht nga kosi. Për të shmangur problemet me tretjen dhe sëmundjet e mundshme, mjafton të konsumoni atë me një përmbajtje më të ulët yndyre – midis 10 dhe 15 për qind.

Këto produkte mund të dëmtojnë florën e zorrëve dhe për më tepër rritin ‘padukshëm’ peshën trupore.

Të fundit

Më të lexuarat