Një variant unik i baktereve, mund të mbështesë funksionin tuaj imunitar, duke filluar nga zorrët. Kjo bakterie eështë mikrobioma e zorrëve.
Mikrobioma e zorrëve është një grup i mikroorganizmave në zorrët tuaja, që përfshin rreth 100 trilion baktere, kërpudha, maja dhe viruse, të cilat punojnë së bashku për të rregulluar funksione të ndryshme në trup. Ata gjithashtu kontrollojnë nivelet e mikroorganizmave të dëmshëm, duke përfshirë ato që shkaktojnë shëndet jo optimal.
Në thelb, mikrobioma e zorrëve është një element kyç në shëndetin e plotë të trupit, pasi është i përfshirë në një mori sistemesh:
- Sistemi imunitar: “Zorra është organi imunitar më i madh në trup”, shpjegon Dr. Charles Akle, mjek dhe shefi i mjekësisë së IMM. “Është një element jetik për të na mbajtur mirë, dhe këtë e bën pjesërisht duke prodhuar kimikate për të na ushqyer dhe për të mbajtur sistemin tonë imunitar në harmoni.”
- Truri dhe disponimi: Nëpërmjet boshtit zorrë-tru, zorra dhe truri janë të lidhura. Për shkak të kësaj lidhjeje, shqetësimet e zorrëve mund të shkaktojnë probleme të lidhura me trurin (si performanca e dobët njohëse, humori dhe shëndeti mendor) dhe anasjelltas. Për më tepër, ky bosht i lejon zorrëve t’i tregojë trurit se si po ndikon në funksionin imunitar, ndërsa “truri mund të informojë qelizat në zorrë për t’iu përgjigjur sfidave imune”, thotë Akle.
- Statusi inflamator: Zorra gjithashtu luan një rol në statusin inflamator. Kjo vlen të përmendet sepse “pothuajse çdo shqetësim që na prek është për shkak të inflamacionit”, thotë Akle. Disa mikroorganizma në zorrë lehtësojnë inflamacionin, ndërsa të tjerë e rrisin atë. Raporti i këtyre mikroorganizmave përcakton statusin e përgjithshëm inflamator – dhe në fund të fundit, shëndetin e plotë të trupit.