Gjatë këtij viti, Klinika e Radiologjisë në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ka qenë në qendër të vëmendjes për ofrimin e shërbimeve diagnostikuese për kancerin e gjirit.
Sipas njoftimit të publikuar nga kjo njësi shëndetësore në rrjetin social Facebook, janë ofruar 1 mijë e 290 mamografi, 2 mijë e 719 ultrazë të gjirit, mbi 300 rezonanca magnetike dhe 174 biopsi gjiri për pacientet.
Këto shërbime janë të rëndësishme për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kancerit të gjirit, duke kontribuar në rritjen e kujdesit shëndetësor për gratë në Kosovë.