Shqipëri, aksidentohet ambulanca në Gjirokastër, lëndohet pacientja që po dërgohej në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Gjirokastër, ku një autoambulancë është përplasur me një automjet tjetër, duke lënë të plagosur pacienten që po transportohej drejt spitalit.
Sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55 në bulevardin “18 Shtatori”. Përplasja ka shkaktuar lëndimin e pacientes, e cila është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Fatmirësisht, raportohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të përplasjes.