Salihu: Kongresi i 4-t i Oftalmologëve pritet të ketë 250 pjesëmarrës

Salihu: Kongresi i 4-t i Oftalmologëve pritet të ketë 250 pjesëmarrës
24.10.2024

Të premten e të shtunën do të mbahet Kongresi i 4-t Nacional i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës (SHOFK) si dhe Takimi i 2-të Ballkanik i Oftalmologëve, në bashkëpunim me Shoqatën e Oftalmologëve të Turqisë (TOD).

Naser Salihu, kryetar i Shoqatës se Oftamologëve të Kosovës, tha se pritet të ketë 250 pjesëmarrës në këtë tubim me dymbëdhjetë, trembëdhjetë shtete pjesëmarrëse dhe mbi 120 ligjërues, të cilët do të prezantojnë tema nga problematika të ndryshme në oftalmologji, qasjet moderne dhe trajtimet më të avancuar.

Ai në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK theksoi se aty do të trajtohen problematika të ndryshme në 12 seanca, e një ndër to është seanca ku trajtohen problemet te fëmijët, që quhet oftalmologjia pediatrike.

Salihu theksoi se do të ballafoqohemi me mbi 50 ligjërues ndërkombëtarë nga vendet siç janë: Shqipëria, Turqia, Gjermania, Greqia, Portugalia, Egjipti, Slovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Rumania dhe Maqedonia e Veriut e që, sipas tij, ata janë ekspertë eminentë në lëmitë e tyre e ne të shohim ku është oftalomologja jonë krahasuar me trendet moderne nëpër botë.

Tutje ai tha se praktikisht në vendin tonë gati të gjitha opericonet që realizohen në botë realizohen edhe në Kosovë në nivel shumë cilësor.

Ndrëkaq Belinda Pustina, nga Shoqata e Oftamologëve e Kosovës, tha se “për një cilësi të jetës së mirë, shëndeti i syve duhet të jetë primar”.

“Me mundohemi të bëjmë tubime, të sjellim persona që kanë një përparësi më shumë, të shkëmbejmë përvojat tona sepse edhe ne kemi një oftalmologji të mrekullueshme në Kosovë”, tha ajo.

Të fundit

Më të lexuarat