Instituti Good Housekeeping thotë se çarçafët duhet të ndërrohen të paktën një herë në dy javë.
Megjithatë, nëse vuani nga djersitjet e natës ose alergjitë si astma, ia vlen t’i lani ato çdo javë për të hequr qafe çdo ndot ose irritues të mundshëm dhe për të mbajtur hapësirën tuaj të gjumit të freskët dhe të pastër.
Po kështu, nëse flini me një kafshë shtëpiake në shtrat, duhet t’i ndërroni çarçafët e krevatit sa më shpesh, dy herë në javë për t’i mbajtur ato larg nga marimangat e pluhurit, qimet dhe bakteret.
Ndërsa vera afrohet dhe netët bëhen më të ngrohta, është e mençur të pastrojmë çarçafët më rregullisht. Sipas Sean Lyndon Cook, A.T.I, H.N.D, themeluesi i The Lyndon Company, ne duhet t’i ndërrojmë çarçafët në baza javore gjatë muajve më të nxehtë:
“Për të siguruar që të keni gjumin më të mirë, gjumi me pëlhura natyrale si pambuku do t’i lejojë trupit tuaj të marrë frymë dhe të qetësohet shpejt në fund të një dite të ngarkuar. Gjatë muajve të ngrohtë të verës, ju rekomandojmë të lani shtratin tuaj rreth një herë në javë për ta mbajtur atë të freskët.”