Sa ndryshon virusi mpox nga COVID-19?

Sa ndryshon virusi mpox nga COVID-19?
18.08.2024

Mpox përhapet shumë ngadalë ndryshe nga koronavirusi. Menjëherë pasi koronavirusi u identifikua në Kinë, numri i rasteve u rrit në mënyrë eksponenciale nga disa qindra në disa mijëra; në një javë të vetme në janar, numri i rasteve u rrit më shumë se dhjetëfish.

Deri në mars të vitit 2020, kur OBSH e përshkroi COVID-19 si një pandemi, kishte më shumë se 126,000 infeksione dhe 4,600 vdekje – rreth tre muaj pasi koronavirusi u identifikua për herë të parë.

Në anën tjetër, që nga viti 2022 që rastet e mpox kanë prekur afro 100,000 infeksione globalisht, me rreth 200 vdekje, sipas OBSH.

Ka vaksina dhe trajtime të disponueshme për mpox ndryshe nga ditët e para të pandemisë COVID-19.

“Ne kemi atë që na nevojitet për të ndaluar mpox,” tha Dr. Chris Beyrer, drejtor i Institutit Global të Shëndetit të Universitetit Duke. “Kjo nuk është e njëjta situatë me të cilën u përballëm gjatë COVID kur nuk kishte vaksinë dhe antivirale.”

BURIMI: APNews

Të fundit

Më të lexuarat