QKUK zgjedh drejtorët e rinj për nëntë klinika

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka përzgjedhur drejtorët e rinj për nëntë klinika, përmes një konkursi të rregullt.
Sipas konfirmimit nga QKUK për “Indeksonline”, zgjedhja e drejtorëve të klinikave të tjera është ende në proces.
Drejtorët e rinj të emëruar:
• Ardian Shabani – Drejtor në Klinikën e Syve
• Mimoza Ukimeraj – Drejtoreshë e Klinikës së Nefrologjisë
• Hajriz Rudari – Drejtor në Kirurgjinë Vaskulare
• Arsim Gashi – Drejtor i Psikiatrisë Forenzike
• Luan Morina – Drejtor i Neonatologjisë
• Faik Shatri – Drejtor i Kardiologjisë
• Sejdi Statovci – Drejtor i Kirurgjisë së Fëmijëve
• Bujar Frangu – Drejtor i Urologjisë
• Aferdita Alaj – Drejtoreshë e Shërbimit të Mikrobiologjisë Klinike
QKUK ka theksuar se procesi i përzgjedhjes së drejtorëve të tjerë do të vazhdojë sipas procedurave të parashikuara.