QKUK: Mbi 193 mijë shërbime radiologjike gjatë vitit 2024

QKUK: Mbi 193 mijë shërbime radiologjike gjatë vitit 2024
19.02.2025

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 ka ofruar mbi 193 mijë shërbime radiologjike për pacientët në Klinikën e Radiologjisë. Ky numër i lartë dëshmon për kapacitetin e lartë të shërbimeve shëndetësore që ofron kjo klinikë.

Sipas raportit të Klinikës së Radiologjisë, shërbimet e ofruara përfshijnë:

  • 110 mijë Radiografi
  • Mbi 36 mijë Tomografi të Kompjuterizuara (CT)
  • 12,315 Rezonanca Magnetike
  • 2,500 Mamografi
  • 31,334 Ultrazë
  • 2 mijë Tomografi të Kompjuterizuara – Angiografi
  • 78 Angiografi-DSA
  • 1,343 Biopsi
  • 21 pacientë të trajtuar në Stroke Center

Në raportin e publikuar, theksohet gjithashtu se lista e pritjes për shërbimet e Rezonancës Magnetike është e mbushur deri më datë 3 prill 2024, ndërsa për Tomografi të Kompjuterizuara (CT) deri më 10 mars 2024.

QKUK vazhdon të jetë qendra kryesore referuese për shërbime shëndetësore në Kosovë, duke ofruar diagnostikime dhe trajtime moderne për një numër të madh pacientësh.

Të fundit

Më të lexuarat