QKUK hap Shërbimin e Toksikologjisë me pajisje moderne

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është bërë me Shërbimin e Toksikologjisë, një risi e rëndësishme për sistemin shëndetësor në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e këtij shërbimi dhe pajisjet moderne që do të përdoren për analiza me saktësi dhe shpejtësi të lartë.
Sipas ministrit Vitia, ky shërbim do të mundësojë:
Ky është një hap i madh përpara për shëndetësinë në Kosovë, pasi për herë të parë pacientët do të kenë qasje në një trajtim të nivelit ndërkombëtar për rastet e helmimeve dhe ekspozimit ndaj substancave të dëmshme.
Me këtë investim, QKUK forcon kapacitetet diagnostikuese dhe trajtimin toksikologjik, duke garantuar kujdes më të avancuar për qytetarët.