Pulmologu Besim Morina përfaqëson Kosovën në konferencën ndërkombëtare “Globe of Respiratory”

Pulmologu Besim Morina përfaqëson Kosovën në konferencën ndërkombëtare “Globe of Respiratory”
28.10.2024

Pulmologu i njohur kosovar, Dr. Besim Morina, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të mjekësisë respiratore, “Globe of Respiratory,” e cila u mbajt në Katania, Itali, nga data 25 deri më 28 shtator. Kjo ngjarje prestigjioze mblodhi profesionistë të fushës së pulmologjisë nga e gjithë bota, duke ofruar një platformë për prezantimin dhe diskutimin e kërkimeve të fundit shkencore dhe përparimeve në trajtimin e sëmundjeve respiratore.

Dr. Morina pati nderin të prezantonte të dhënat e një studimi të realizuar nga ai dhe stafi i tij në Klinikën e Pulmologjisë në Kosovë. Studimi, i kryer me përkushtim nga ekipi kosovar, përfaqëson një hap të rëndësishëm në fushën e kërkimeve mbi sëmundjet e frymëmarrjes dhe mundëson shkëmbimin e përvojave dhe rezultateve shkencore me specialistë nga vende të ndryshme.

Gjatë konferencës, Dr. Morina shprehu mirënjohjen e tij për ekipin e pulmologëve të rinj, të cilët kanë kontribuar me përkushtim në këtë kërkim. “Falënderoj me zemër ekipin e pulmologëve të rinj që janë pjesë e grupit tim të studimit. Kontributi i tyre ka qenë thelbësor për realizimin e këtij projekti,” theksoi ai.

Pjesëmarrja e Dr. Morinës dhe prezantimi i studimit të tij në një ngjarje të tillë ndërkombëtare janë një tjetër dëshmi e progresit të mjekësisë kosovare dhe e përkushtimit të profesionistëve të saj për të kontribuar në përparimin e shkencës dhe trajtimin e suksesshëm të sëmundjeve respiratore.

Të fundit

Më të lexuarat