Pse nuk duhet të shikoni telefonin apo TV ndërsa jeni duke ngrënë?

Ndryshimi është i pashmangshëm, por kur një zakon bëhet i dëmshëm, duhet të ndalohet. Sot do te flasim për ndryshimet në zakonet ushqimore në shoqërinë moderne. Para shumë vitesh, uleshim bashkë në tryezën e ngrënies dhe shijonim një vakt të mirë me familjen, ku ky ishte një ritual i përditshëm.
Pas një dite të gjatë pune, shikimi i TV-së në fund të ditës mund të duket relaksues (edhe pse kalojmë shumë orë para një kompjuteri).
Ja pse nuk duhet të hamë ndërkohë që shikojmë TV ose përdorim telefonin:
Studimet kanë treguar se gjatë shikimit të TV-së, hamë më shumë, pasi nuk jemi të vëmendshëm për sa po konsumojmë. Mbingrënia përfundimisht çon në obezitet.
Kur hamë dhe shikojmë TV apo përdorim telefonin, truri është i shpërqendruar dhe dërgon sinjale të gabuara në trup, duke mos e përpunuar plotësisht shijen apo kënaqësinë nga ushqimi.
Shikimi i TV-së apo përdorimi i telefonit gjatë ushqimit ul ritmin e metabolizmit, duke e ngadalësuar tretjen dhe djegien e yndyrës.
Ushqyerja gjatë shikimit të TV-së lidhet me vështirësi në tretje, pasi trupi nuk arrin të përpunojë siç duhet sasinë ose llojin e ushqimit që po konsumoni.
Kur truri duhet të përqendrohet në dy gjëra njëkohësisht, nuk arrin t’i shijojë plotësisht asnjërën prej tyre.