Përqindja e shqiptarëve në popullsinë e Malit të Zi

Drejtoria për Statistikat Monstat publikoi një pjesë të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, të kryer në dhjetor 2023.
Sipas këtyre rezultateve, 41.1% e qytetarëve deklarohen si malazezë, 32.9% serbë, 9.45% boshnjakë, 4.97% shqiptarë, 1% romë dhe 0.97% për qind kroatë.
Në pyetjen se cila është gjuha e tyre amtare, 36.2 për qind e banorëve malazezë janë përgjigjur se është gjuha malazeze, ndërsa 43.5 për qind janë përgjigjur se gjuha e tyre amtare është serbishtja.
Sipas të dhënave të Monstat, asnjë grup etnik në Mal të Zi nuk ka shumicë absolute. Krahasuar me regjistrimin e vitit 2011 ka një rritje të vogël të numrit të përgjithshëm të serbëve.
Forcat pro-serbe dhe pro-ruse si dhe mediat e shumta në Malin e Zi dhe në Beograd kanë bërë fushatë prej muajsh, duke u bërë thirrje qytetarëve që të deklarohen si serbë.