Në vitin 2025, paga e infermierëve rritet me 110 euro

Në vitin 2025, paga e infermierëve rritet me 110 euro
29.10.2024

Vitin e ardhshëm pagat për punonjësit e infermierisë të sektorit publik do të rriten për 110 euro. Rritja do të bëhet në dy faza.

Faza e parë fillon në janar të vitit të ardhshëm dhe parasheh një rritje prej 55 euro, kurse faza e dytë hyn në fuqi nga korriku i vitit 2025, për të plotësuar totalin prej 110 euro rritje, apo një njësi më lartë të koeficientit të pagës bazë.

Në këtë mënyrë, rritja buxhetore e shpërndahet mbi-proporcionalisht tek ata që kanë pagat më të ulëta, duke zvogëluar kësisoj edhe më tej hendekun në mes të pagës më të lartë dhe asaj më të ulët. Pra, për mësuesin, policin, ushtarin, infermierin, zjarrfikësin, rritja në përqindje do të jetë rreth 18-20%, kurse për pozitat më të larta rritja në përqindje do të jetë 6-7%.

Kostoja e plotë vjetore e kësaj rritjeje do të jetë rreth 120 milionë euro, e që bashkë me rritjen që kemi bërë për pensionet dhe për shtesat për fëmijë, e sjell totalin në 280 milionë euro më shumë para në xhepat e qytetarëve vetëm nga këto tre masa.

Të fundit

Më të lexuarat