Ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me ngjyrë rozë në shenjë sensibilizimi për kancerin e gjirit

Ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me ngjyrën rozë, për nderë të muajit për sensibilizimin e kancerit të gjirit.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në QKUK për herë të parë mund të bëhet falas rikonstruktimi i gjirit për gratë që e kanë mposhtur kancerin e gjirit.
“Shërbimi i mamografisë, si masë parandaluese dhe diagnostikuese, është falas për të gjithë qytetarët e Republikës. Për herë të parë, vjet kemi zgjeruar qasjen në shërbimet e mamografisë mobile edhe në komunat veriore të vendit, ku për vetëm tri ditë janë realizuar 180 ekzaminime”, ka shkruar ai në facebook.
Sipas tij, investimet e realizuara në Klinikën e Onkologjisë dhe blerja e dy akseleratorëve të rinj, përfshirë sistemin më të avancuar C-RAD, po ndikojnë në cilësinë e trajtimit.
Ky eshte postimi i tij i plote ne rrjetin social Facebook:
“Për tetorin rozë, për rritjen e vëmendjes dhe vetëdijes për zbulimin sa më të hershëm të kancerit të gjirit, sonte ndriçuam godinën e Qeverisë.
Shërbimi i mamografisë, si masë parandaluese dhe diagnostikuese, është falas për të gjithë qytetarët e Republikës. Për herë të parë, vjet kemi zgjeruar qasjen në shërbimet e mamografisë mobile edhe në komunat veriore të vendit, ku për vetëm tri ditë janë realizuar 180 ekzaminime.
Investimet e realizuara në Klinikën e Onkologjisë dhe blerja e dy akseleratorëve të rinj, përfshirë sistemin më të avancuar C-RAD, po ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e trajtimit.
Në QKUK për herë të parë mund të bëhet falas rikonstruktimi i gjirit për gratë që e kanë mposhtur kancerin e gjirit.
Përkushtimi ynë është i përditshëm, që të sigurojmë qasje sa më të lehtë dhe të barabartë në shërbimet shëndetësore, për zbulimin e hershëm dhe për trajtimin e kancerit të gjirit.
Në solidaritet me të gjitha gratë që po luftojnë me vendosmëri për jetën, ritheksojmë se luftën do ta bëjmë bashkërisht.
Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku!”