Myku i thonjve është i zakonshëm dhe shkaktohet nga myku që jeton në mjedis. Ai hynë përmes çarjeve të vogla në thua ose lëkurën përreth tij, duke shkaktuar infeksion.
Myku i thonjve mund të prek çdo pjesë të trupit. Myku zakonisht është i pranishëm në trup, së bashku me baktere të ndryshme. Por kur myku fillon të rritet në mënyrë të tepruar, mund të shkaktojnë infeksion.
Onikomikoza, e njohur gjithashtu si tinea unguium, është një infeksion kërpudhor që prek thonjtë e duarve ose të këmbëve. Myku i thonjve zhvillohet ngadalë, prandaj ndryshimet në mënyrën se si duket ose ndihet thoi mund të jenë të vështira për t’u vënë re në fillim.
Pse zhvillohet?
Myku i thonjve ndodh për shkak të rritjes së tepruar të kërpudhave në, nën ose mbi thua. Kërpudhat përparojnë në mjedise të ngrohta dhe të lagështa, kështu që ky lloj mjedisi mund të çojë në shumimin e tyre.
Nëse ke kontaktuar me dikë që ka myk të thonjve, mund ta kesh marrë edhe ti.
Myku i thonjve prek më shpesh thonjtë e këmbëve sesa ata të duarve, ndoshta sepse gishtat e këmbëve janë zakonisht të mbuluar me këpucë, ku qëndrojnë në një mjedis të ngrohtë dhe të lagësht.
Nëse bën manikyr ose pedikyr në një sallon, sigurohu të pyesësh se si dezinfektohen mjetet dhe sa shpesh bëhet kjo. Mjetet, si pilat dhe gërshërët e thonjve, mund të përhapin infeksione myku nga personi në person nëse nuk janë të dezinfektuara.
Kush është më në rrezik për mykun e thonjve?
Ka shumë shkaqe të ndryshme për mykun e thonjve. Çdo shkak ka trajtimin e tij. Edhe pse shumë prej shkaqeve janë të parandalueshme, disa faktorë rreziku rrisin mundësinë e zhvillimit të një infeksioni. Je më i prirur për të zhvilluar një infeksion kërpudhor nëse:
- ke diabet
- ke një sëmundje që shkakton qarkullim të dobët
- je mbi 65 vjeç
- përdor thonj artificialë
- noton në pishina publike
- ke një dëmtim të thoit
- ke një dëmtim të lëkurës përreth thoit
- ke gishta të lagësht për një kohë të gjatë
- ke një sistem imunitar të dobët
- vesh këpucë me majë të mbyllur, si atlete apo çizme
Myku i thonjve ndodh më shpesh te burrat sesa te gratë, dhe më shpesh te të rriturit sesa te fëmijët. Nëse ke anëtarë të familjes që shpesh marrin infeksione kërpudhore, është më e mundshme që edhe ti të infektohesh.
Të moshuarit kanë një rrezik më të lartë për të marrë mykun e thonjve, pasi qarkullimi i tyre është më i dobët. Gjithashtu, thonjtë rriten më ngadalë dhe trashen me kalimin e moshës.
Si duket?
Myku i thonjve mund të prekë një pjesë të thoit, të gjithë thoin ose disa thonj.
Shenjat e zakonshme të mykut të thonjve janë:
- një thua i deformuar që mund të ngrihet nga shtrati i thoit
- një erë që del nga thua i infektuar
- një thua i brishtë ose i trashë
Si ta di nëse kam myk të thonjve?
Meqenëse edhe infeksione të tjera mund të prekin thonjtë dhe të imitojnë simptomat e një myku të thonjnëve, mënyra e vetme për të konfirmuar diagnozën është të shkosh te mjeku. Ai do të marrë një mostër nga thoi dhe do ta shikojë nën mikroskop për shenja kërpudhash.
Në disa raste, mjeku mund ta dërgojë mostrën në laborator për analizë dhe identifikim.
Si trajtohet myku i thonjve?
Produktet që shiten pa recetë zakonisht nuk rekomandohen për trajtimin e infeksioneve të thonjve, pasi nuk japin rezultate të besueshme. Në vend të kësaj, mjeku mund të përshkruajë një medikament antifungal oral, si p.sh.:
- terbinafine (Lamisil)
- itraconazole (Sporanox)
- fluconazole (Diflucan)
- griseofulvin (Gris-PEG)
Mjeku mund të përshkruajë edhe trajtime të tjera antifungale, si llakë antifungale ose solucione topike, të cilat lyhen mbi thua ashtu siç do të aplikoje llakun e thonjve.
Në varësi të llojit të kërpudhës që shkakton infeksionin, si dhe shkallës së infeksionit, mund të të duhet të përdorësh këto medikamente për disa muaj.
Trajtimi nuk garanton që myku i thonjve do të largohet plotësisht. Komplikimet nga myku i thonjve janë gjithashtu të mundshme.
Këshilla për të parandaluar mykun e thonjve
Disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetës mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve kërpudhore të thonjve. Kujdesi i mirë për thonjtë, duke i mbajtur të shkurtuar dhe të pastër, është një mënyrë e mirë për të parandaluar infeksionet.
Gjithashtu, shmangni dëmtimin e lëkurës përreth thonjve. Nëse do të kesh duar të lagështa për një kohë të gjatë, mund të duash të veshësh doreza gome.
Mënyra të tjera për të parandaluar infeksionet kërpudhore të thonjve përfshijnë:
- larja e duarve pas prekjes së thonjve të infektuar
- tharja e mirë e këmbëve pas dushit, veçanërisht ndërmjet gishtave
- marrja e manikyrëve ose pedikyrëve nga sallone të besueshme
- shmangia e ecjes zbathur në vende publike
- zvogëlimi i përdorimit të thonjve artificialë dhe llakut të thonjve
Mjekim në shtëpi
Keni nevojë për:
– 4-5 lugë gjelle sodë buke
– 1 filxhan uthull të bardhë apo uthull molle
– ujë
– peshqir letre
Soda e pjekjes nuk e vret mykun. Ajo megjithatë i parandalon kërpudhat që të rriten dhe të përhapen.
Uthulla është acidike, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për kërpudhat që të mbijetojnë, shkruan Shije. Lëkura përreth dhe thonjtë nuk do të dëmtohen nga uthulla.
Përgatitja
1. Përzieni 1 filxhan çaji uthull me ujë të mjaftueshëm për të zhytur këmbët në të. Zhytini këmbët për 15 minuta dhe pastaj thajini me peshqirë letre.
2. Shtoni disa lugë gjelle sodë buke në ujë, të mjaftueshëm për të zhytur këmbët dhe zhytini këmbët për 15 minuta. Thajini tërësisht këmbët me peshqirë tualeti.
Bëjeni diçka të tillë dy herë në ditë. Ideja është që uthulla do të vrasë kërpudhat ndërsa soda e bukës do të ndalojë rritjen e mëtejshme të tyre.
Këshillë për rezultatet më të mira: Përpara se ta përdorni përzierjen, prisni sa më shumë të mundeni majën e thonjve me një palë gërshërë të pastra (mos i hiqni me gishta).
Sigurohuni që të dezinfektoni gërshërët pasi t’i përdorni për të parandaluar mykun që të përhapet. Shpëlajini këmbët me ujë të ngrohtë dhe thajini.