Mjekët në QKUK shpëtuan 30 vjeçaren, kishte aspiruar gjilpërë

Mjekët në QKUK shpëtuan 30 vjeçaren, kishte aspiruar gjilpërë
26.09.2024

Ndërhyrja jetike nga mjekët e Klinikës së Pulmologjisë

Nje 30 vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj (gjilpërë). Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.

Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje.

Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti.

REFERENCA:

SHSKUK

Të fundit

Më të lexuarat