Ministria e Shëndetësisë prezanton Strategjinë Sektoriale Shëndetësore 2025-2030

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar Strategjinë Sektoriale Shëndetësore 2025-2030, e cila është miratuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Strategjia synon të krijojë një sistem shëndetësor më të fuqizuar dhe efikas, duke garantuar shërbime cilësore, të sigurta dhe kosto-efektive për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ky dokument strategjik përbën një bazë të rëndësishme për drejtimin e zhvillimeve në sektorin e shëndetësisë, duke siguruar ndërlidhjen e politikave shëndetësore me buxhetin në dispozicion dhe parashikimet për pesë vitet e ardhshme. Strategjia ka si qëllim:
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, theksoi rëndësinë e kësaj strategjie për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor në Kosovë:
“Zbatimi i synimeve të përcaktuara me këtë Strategji do të mundësojë kalimin e sistemit shëndetësor në një sistem të zhvilluar, duke përfshirë kujdesin parësor, investimet dhe rritjen e efikasitetit të spitaleve të përgjithshme.”
Ai shtoi se mbështetja dhe zhvillimi i kujdesit parësor shëndetësor do të jetë thelbësor në arritjen e objektivave të kësaj strategjie.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Naim Bardiqi, shpjegoi metodologjinë e ndjekur në hartimin e strategjisë, duke theksuar vlerësimet financiare të bazuara në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2025-2027 dhe parashikimet për zhvillimet afatgjata.
“Ky proces është një dëshmi e qartë e përkushtimit për të menaxhuar me përgjegjësi burimet financiare dhe për të siguruar se çdo euro e shpenzuar në sektorin e shëndetësisë ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv mbi jetën e qytetarëve,” tha Bardiqi.
Në ceremoninë e prezantimit të Strategjisë Sektoriale Shëndetësore 2025-2030 morën pjesë:
Strategjia Sektoriale Shëndetësore 2025-2030 pritet të shërbejë si një udhërrëfyes politik dhe profesional për zhvillimin e sektorit shëndetësor në Kosovë, duke garantuar një sistem më të qëndrueshëm dhe më të qasshëm për të gjithë qytetarët.