Menaxhmenti i QKUK-së demanton pretendimet rreth pezullimit të shërbimit në qendrën për infarkt

Menaxhmenti i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka demantuar raportimet se janë ndërprerë shërbimet në qendrën për infarkt.
Në njoftim zyrtar bëhet e ditur se ky shërbim është funksional dhe nuk ka nevojë të krijohet panik te qytetarët.
“Janë ndërmarrë me kohë të gjitha masat e nevojshme dhe pacientët që kanë nevojë mund të marrin shërbimin 24-orë, në 7 ditë të javës, në QKUK.
Nuk do të lejohet askush të sabotojë dhe pengojë punën, andaj ndaj kujtdo që pengon këtë shërbim dhe nuk kryen detyrat e punës, do të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Nga QKUK-ja thonë se do të mbeten të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të pandërprera për pacientët.