Mehaj: Në Kosovë janë rreth 1300 farmacistë të licencuar

Mehaj: Në Kosovë janë rreth 1300 farmacistë të licencuar
26.09.2024

Dardane Mehaj, drejtoreshë e Barnatores Qendrore në QKUK, theksoi se në Kosovë janë rreth 1300 farmacistë të licencuar të cilët ushtrojnë profesionin në fusha të ndryshme, mirëpo pjesa më e madhe e tyre është në institucione private.

“Roli i farmacistit në zinxhirin shëndetësor është shumë i rëndësishëm. Është hallka e fundit e përballjes me pacientin. Farmacisti jo vetëm në institucionet shëndetësore shtetërore, por edhe në ato private, në barnatoret e spitaleve e në klinika, fabrika dhe marketing, gjithkund ku ushtron profesionin, e bën me nder me përgjithësi të madhe për shkak se është profesion mjaft i ndjeshëm”, tha Mehaj.

Ajo bëri me dije se për herë të parë në Kosovë do të bëhet shërbimi i farmacisë klinike së bashku me shërbimin e toksilogjisë.

“Kjo është një e arritur që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Kemi pasur specialistë të fushave, të cilët veç janë specializuar në këtë lëmë mirëpo, fatkeqësisht, profesionin nuk e kanë ushtruar si të tillë. Nuk është roli i farmacistit vetëm shitja e barnave. Roli i farmacistit është këshillëdhënia”, tha ajo.

BURIMI:

RTK

FOTO: SYRI-VISION

Të fundit

Më të lexuarat