Më shumë se 18,700 raste të Mpox të zbuluara në Afrikë që nga Janari

Më shumë se 18,700 raste të Mpox të zbuluara në Afrikë që nga Janari
17.08.2024

Një total prej 18,737 rastesh të dyshuara ose të konfirmuara të mpox-it janë raportuar në Afrikë që nga fillimi i vitit, përfshirë 1,200 raste vetëm brenda një jave, bëri të ditur të shtunën agjencia shëndetësore e Unionit Afrikan. Ky numër përfshin tre lloje të virusit, nga të cilët njëri është lloji i ri, më vdekjeprurës dhe më i transmetueshëm Clade 1b, i cili nxitë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të shpallë të mërkurën një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, alarmi më i lartë i agjencisë.

Të 26 provincat në Republikën Demokratike të Kongos (RDK), ku jetojnë rreth 100 milionë njerëz, kanë raportuar raste.

Burundi fqinj raportoi 173 raste – 39 të konfirmuara dhe 134 të dyshuara – që shënon një rritje prej 75 për qind brenda një jave.

Më shumë raste janë raportuar që nga fillimi i vitit sesa gjatë gjithë vitit 2023, kur u regjistruan gjithsej 14,383 raste, sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC).

Deri më tani, 3,101 raste të konfirmuara dhe 15,636 të dyshuara janë raportuar nga 12 shtete anëtare të Unionit Afrikan, duke rezultuar në 541 vdekje – një shkallë vdekshmërie prej 2.89 për qind, sipas një deklarate të Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Të fundit

Më të lexuarat