Lulzim Kamberi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë

Doktori Lulzim Kamberi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë.
Kjo u konfirmua në një përgjigje për Klankosova.tv nga Drejtoria e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“QKUK, ju konfirmon dorëheqjen e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë. Së shpejti do të caktohet ud.drejtori i Klinikës”, thuhet në përgjigje.
Dorëheqja e Kamberit vjen pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës.