Kosova renditet në vendin e 35-të në Indeksin Global të Shëndetit të Grave

Hologic, një kompani e teknologjisë mjekësore e specializuar në shëndetin e grave, ka publikuar Indeksin Global të Shëndetit të Grave, i cili përfshin pesë komponentë kryesorë: shëndetin individual, shëndetin emocional, kujdesin preventiv, nevojat bazike dhe opinionet mbi shëndetin dhe sigurinë.
Ky raport ofron një pasqyrë të detajuar dhe gjithëpërfshirëse të këtyre dimensioneve për të ndihmuar shtetet në marrjen e masave për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe jetëgjatësisë së grave në mbarë botën.
Sondazhi përfshiu më shumë se 147,000 pjesëmarrës nga 143 vende, duke përfshirë edhe Kosovën. Sipas rezultateve të Indeksit, vendet janë renditur me një vlerësim nga 0 (më e keqja) deri në 100 (më e mira).
Kosova është renditur në vendin e 35-të me një vlerësim të përgjithshëm prej 60 pikësh. Megjithatë, rezultatet ndryshojnë ndjeshëm sipas komponentëve të ndryshëm:
Sa i përket shëndetit emocional, gratë e anketuara në Kosovë u pyetën për nivelin e stresit, shqetësimeve, zemërimit dhe mërzisë. Sipas raportit:
Raporti thekson rëndësinë e përmirësimit të kujdesit shëndetësor preventiv, duke qenë se Kosova ka një rezultat të ulët në këtë kategori. Po ashtu, vlerësimi i lartë në aspektin e nevojave bazike dhe shëndetit emocional tregon një mirëqenie të përgjithshme relativisht pozitive për gratë në vend.
Ky Indeks është një mjet i rëndësishëm për qeveritë dhe organizatat që punojnë për avancimin e shëndetit të grave, duke ndihmuar në adresimin e sfidave dhe përmirësimin e politikave shëndetësore në mbarë botën.
Kujdesi preventiv
Nevojat bazike
Shëndeti individual