Një indeks që shikon shëndetin e grave në nivel global i rendit vendet bazuar në disa faktorë. Kosova renditet në poziten e 35 në botë.
Ky është viti i tretë që kompania Hologic publikon Indeksin e Shëndetit të Grave, një sondazh i kryer me më shumë se 147,000 pjesëmarrës nga 143 vende dhe territore. Të dhënat u mblodhën në vitin 2022 dhe u analizuan në vitin 2023.
Indeksi merr në konsideratë kritere të tilla si aksesi në kujdesin shëndetësor, shëndeti emocional dhe siguria ushqimore.
Në përgjithësi, raporti zbuloi se shëndeti i grave, megjithatë, është në gjendje emergjente, duke thënë se “gratë nuk janë më mirë sot se sa ishin në vitin e parë të sondazhit, të kryer në 2020 në kulmin e pandemisë COVID-19”.
Në vendet e ballkanit, Kosova prin në pozitën e 35 në mbarë botën, e cila lë pas Slloveninë në vendin e 36, Kroacinë në vendin e 46, Malin e zi në vendin 54, Maqedoninë e veriut në vendin e 58, Serbinë në vendin e 62 dhe Shqipërinë në vendin e 76.
Ndërsa Austria ishte vendi kryesor në Evropë për shëndetin e grave, duke u renditur e treta në një indeks global, sipas një raporti të ri.
Vendi nisi një plan veprimi me 40 masa veçanërisht për shëndetin e grave në vitin 2017.
Gjermania, Danimarka, Polonia dhe Republika Çeke ishin vendet e tjera të BE-së ndër 10 vendet e para në botë për shëndetin e grave.
Burimi: EURONEWS