Kosova përballet me sfida në arsim: Mbi 55 mijë analfabetë dhe mbi 82 mijë persona pa arsim formal

Kosova përballet me sfida në arsim: Mbi 55 mijë analfabetë dhe mbi 82 mijë persona pa arsim formal
04.05.2025

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në kuadër të matjes së popullsisë ReKos 2024, zbulojnë një situatë shqetësuese sa i përket nivelit të arsimimit dhe shkrim-leximit në vend.

Sipas statistikave zyrtare, 82,188 qytetarë të Kosovës janë pa arsim formal ose nuk e kanë përfunduar nivelin e arsimit që përfshin mësimin e shkrim-leximit. Nga ky numër, 24,408 janë gra. Kjo përbën 5.75% të popullsisë totale, ndërsa në mesin e grave kjo përqindje arrin në 3.06%.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i analfabetëve mbi moshën 10 vjeç është 55,001 persona, prej të cilëve 30,902 janë gra. Këto të dhëna përkthehen në 3.85% të popullsisë së përgjithshme, ku gratë përbëjnë 79.7% të këtij grupi.

Këto statistika tregojnë për një problem të thellë social dhe edukativ, ku përveç mungesës së qasjes në arsim, evidentohen edhe dallimet gjinore të theksuara. Përqindja e lartë e grave ndër analfabetët (73.58% për gratë që janë pa arsim formal dhe 79.70% në mesin e të gjithë analfabetëve) sinjalizon një nevojë urgjente për politika dhe programe që fuqizojnë edukimin e vajzave dhe grave në të gjithë vendin.

Autoritetet arsimore dhe institucionet qeveritare ftohen të intensifikojnë përpjekjet për të siguruar qasje të barabartë dhe gjithëpërfshirëse në arsim, si dhe të zhvillojnë fushata për ndërgjegjësimin dhe edukimin bazë për të rriturit, me theks të veçantë tek grupet më të margjinalizuara.


Të fundit

Më të lexuarat