Komuna e Shtimes bëhet me mamograf digjital për identifikim e kancerit të gjirit

Komuna e Shtimes bëhet me mamograf digjital për identifikim e kancerit të gjirit
07.10.2024

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka berë të ditur se komuna e tij është pajisur me mamograf digjital i cili shërben për identifikim e kancerit të gjirit.

Aliu tha se mamografia do të ofrohet prej sot në QKMF-në “Dr Vezir Bajrami”.

Kryetari Aliu gjithashtu theksojë se për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit në Komunën e Shtimes do të ofrohen analiza falas për së paku një vit në poliklinikën “Avicena”.

Postimi i plotë:

Siç njoftuam para disa ditëve e siç kemi premtuar para marrjes së mandatit: Komuna e Shtimes nga sot u bë me Mamograf digjital për identifikimin e kancerit të gjirit

Mamografi digjital i ri i teknologjisë së fundit nga marka italiane Geneal Medical Meratte – Giotto (GMM) tashmë është në dispozicion të pacientëve për kontrolla që do të ndihmojnë në luftimin dhe mposhtjen e kancerit të gjirit në QKMF-në “Dr. Vezir Bajrami”.

Duke e falënderuar përzemërsisht kompaninë “Medica” në emër të institucionit dhe të gjithë qytetarëve të Shtimes, kjo është ditë e shënuar për Komunën tonë.

Ne jemi zotuar të ofrojmë shërbime radiologjike, gjinekologjike, pediatrike dhe laboratorike e tashmë jemi të lumtur që kemi arritur të sigurojmë edhe Mamografin, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Të fundit

Më të lexuarat