Kolegji i Kirurgëve të Kosovës mblodhi doktorë nga e gjithë bota

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës mblodhi doktorë nga e gjithë bota
27.09.2024

Në Prishtinë u mblodhën kirurgët e Kosovës, të rajonit por edhe nga vendet të ndryshme të botës, të cilët folën për të arriturat në kirurgji. Ata shkëmbyen përvojat e tyre lidhur me ndërhyrjet dhe avancimin në këtë fushë.

Për të katërtën herë me radhë nis Kolegji i Kirurgëve të Kosovës. Kjo ngjarje mblodhi doktorë nga vendi dhe bota.

“Kemi tema të ndryshme nga lëmi të ndryshme, regjistrimi ka qenë masovik, shpresojmë që edhe suksese të kemi në Kongresin tonë”, tha Osman Zhuri, kryetar pasues i Kolegjit, kirurg i traumës.

Kolegji, përmes dy simpoziumeve, mundëson që doktorët të marrin më shumë informacione rreth trajtimit të plagve.

“Të gjithë kirurgët në të gjitha Qendrat Kombëtare të Mjekësisë Familjare, kanë mundësinë që përmes simpoziumeve të marrin pjesë në punë dore për t’i parë më afër të gjitha paraqitjet në këtë kolegj”, tha Violeta Zatriqi, nënkryetare e Bordit të Kolegjit, kirurge plastike.

Edhe kirurgët e huaj e panë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm këtë kolegj.

“Përshtypjet e mia janë të jashtëzakonshme. Në kongres kishim mjek pjesëmarrës nga Amerika Jugore, Azia, Evropa, SHBA-të. Në anën tjetër do të vazhdojmë të mbështesim edukimin shëndetësor në Kosovë. Organizimi ishte shumë i mirë, i duhur dhe i domosdoshëm”, Ruben Peralta, kirurg i traumes.

Punimet e këtij kolegji do të zgjasin katër ditë.

REFERENCA:

RTK

Të fundit

Më të lexuarat