Kirurgu i njohur rikthehet në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Kirurgu i njohur rikthehet në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës
26.09.2024

Kirurgu i njohur Naim Loxha është rikthyer në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Në njoftimin e Spitalit, për rikthimin e kirurgut Logja, thuhet se ai ka zgjedhur të kontribuojë përsëri për qytetarët e rajonit të tij, në Institucion publik, duke sjellë me vete ekspertizën dhe përkushtimin  ndaj shëndetit të pacientëve.

“Pas një eksperience të gjatë e të pasur në fushën e mjekësisë, Dr. Loxha ka zgjedhur të kontribuojë përsëri për qytetarët e rajonit të tij në Institucion publik duke sjellë me vete ekspertizën dhe përkushtimin e tij ndaj shëndetit të pacientëve. I njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe arritjet e tij të mëdha në kirurgji, rikthimi i tij është një lajm i shkëlqyer për gjithë qytetarët e Rajonit të Pejës”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës. .

Në njoftim po ashtu thuhet se me kontributin e tij, Spitali i Përgjithshëm i Pejës, do të forcohet në ofrimin e shërbimeve për pacientët.

REFERENCA:

Spitali i përgjitshëm Pejë

Të fundit

Më të lexuarat