Istog, ndërron jetë 17-vjeçari i diagnostikuar me leukemi, kërkohej ndihmë për shërimin e tij

Istog, ndërron jetë 17-vjeçari i diagnostikuar me leukemi, kërkohej ndihmë për shërimin e tij
10.02.2025

Një lajm i trishtë ka prekur sot qytetarët e Kosovës. Elham Dani, 17-vjeçari nga fshati Kërrninë i Istogut, ka ndërruar jetë pasi po luftonte me Leukemi Akute.

Për trajtimin e tij, në të gjithë vendin ishin organizuar fushata për të mbledhur ndihma, me qëllim që ai të dërgohej jashtë shtetit për kurim. Megjithatë, Indeksonline ka mësuar se sot ai ka humbur betejën me sëmundjen.

Lajmi ka prekur shumë qytetarë, të cilët më herët ishin mobilizuar për ta ndihmuar të riun. Ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij!

Të fundit

Më të lexuarat