IKSHPK: Në Kosovë nuk ka raste me Linë e Majmunëve 

IKSHPK: Në Kosovë nuk ka raste me Linë e Majmunëve 
15.08.2024

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes pasi që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të mërkurën më 14 gusht 2024, ka shpallur Mpox (dikur të quajtur si Lija e Majmunëve) emergjencë globale për shëndetin publik, për herë të dytë brenda dy vjetëve.

Në njoftim thuhet se Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK po e përcjellin me vëmendje epidemiologjinë e Mpox që nga paraqitja e rasteve të para sivjet në kontinentin e Afrikës.

Po ashtu thuhet se në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket Mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë.Në laboratorët e IKShPK-së janë në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta! ”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK thotë se po monitoron situatën epidemiologjike në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe konform situatës epidemiologjike në rajon dhe në botë, do të dal me njoftime të reja

Tutje thuhet se profesionistët shëndetësor rekomandohet të rrisin vëmendjen për simptomat e sëmundjes, ndërsa qytetarët këshillohen që të lajmërohen te mjeku nëse kanë dyshime apo simptoma të sëmundjes.

BURIMI: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Të fundit

Më të lexuarat