IKSHPK: Ka filluar vaksinimi kundër Gripit sezonal në gjithë vendin

IKSHPK: Ka filluar vaksinimi kundër Gripit sezonal në gjithë vendin
03.10.2024

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se nga e hëna ka filluar vaksinimi kundër Gripit sezonal në gjithë vendin.

Vaksinimi është duke u bërë në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjaren në komunat përkatëse. Grupet me prioritet për vaksinim kundër Gripit sezonal janë:

  • Punëtorët shëndetësor;
  • Gratë shtatzëna;
  • Personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar;
  • Personat mbi 65 vjeç;
  • Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.

Ekipet e vaksinimit janë të përgatitura dhe të motivuara për një fushatë të suksesshme të vaksinimit, ndërkohë që ekspertët e IKSHPK-së, po mbajnë këtyre ditëve takime intensive me punëtorët shëndetësor dhe grupet e tjera për të ritheksuar rëndësinë e vaksinimit. Sivjet, furnizimi me vaksina të Gripit sezonal është bërë më herët se çdo vit tjetër dhe për këtë sezon, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 000 doza.

Të fundit

Më të lexuarat