Gripi: Shkaqet, simpomat dhe trajtimi

Gripi, i njohur ndryshe si influenza, është një infeksion viral ngjitës i rrugëve të frymëmarrjes. Simptomat, si temperatura e lartë, dhimbjet e trupit dhe fyti i irrituar, zakonisht kalojnë vetë brenda një jave.
Sezoni i gripit, ose periudha kur përhapja e gripit është më e lartë, zgjat nga tetori deri në maj. Pjesa më e madhe e njerëzve shërohen brenda 7 deri në 10 ditë.
Edhe pse njerëzit shpesh thonë se kanë “gripin”, në të vërtetë ata janë të infektuar nga një variant specifik i virusit të gripit. Ekzistojnë qindra lloje të gripit, të cilat pësojnë ndryshime të vazhdueshme për të shmangur imunitetin dhe për t’u përhapur më tej.
Ka katër lloje të viruseve të gripit: A, B, C dhe D. Vetëm viruset e tipit A dhe B shkaktojnë epidemi sezonale, ndërsa tipi D nuk prek njerëzit.
Kjo është forma më e rëndë e gripit dhe përfshin dy variante kryesore: H1N1 dhe H3N2, të cilat gjithmonë përfshihen në vaksinën vjetore të gripit. Këto viruse kanë qenë përgjegjëse për pandemitë globale.
Ky lloj është më pak i rëndë se gripi i tipit A. Vaksina sezonale përmban gjithashtu një lloj të gripit B.
Ky lloj gripi është më i rrallë dhe zakonisht shkakton simptoma të lehta ose nuk shkakton fare simptoma.
Ky virus prek vetëm bagëtitë dhe nuk infekton njerëzit.
Simptomat e ftohjes zakonisht shfaqen gradualisht, ndërsa gripi mund të shfaqet papritur. Simptomat e gripit shfaqen brenda 2-3 ditëve pas infektimit dhe zakonisht zgjasin një javë.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
Disa simptoma, si kolla dhe lodhja, mund të zgjasin disa javë pas kalimit të gripit. Në disa raste, temperatura mund të largohet dhe të rikthehet. Gripi mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, veçanërisht tek personat me astmë, probleme të frymëmarrjes ose sëmundje kronike.
Virusi i gripit shkakton inflamacion në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe përhapet përmes pikave të vogla të lëngshme që dalin nga goja dhe hunda kur një person i infektuar teshtin, kollitet, flet ose qesh. Ju mund të infektoheni nëse një pikë e tillë hyn në hundën ose gojën tuaj.
Një person me grip mund të infektojë të tjerët një ditë para se simptomat të shfaqen dhe deri në një javë pas shfaqjes së tyre. Fëmijët dhe ata me sistem imunitar të dobësuar mund të jenë ngjitës për një periudhë më të gjatë.
Kushdo mund të infektohet me grip, por disa grupe kanë rrezik më të lartë për komplikacione, duke përfshirë:
Shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për një vizitë mjekësore për të diagnostikuar gripin. Megjithatë, nëse keni rrezik për komplikacione ose simptoma të rënda, duhet të konsultoheni me një mjek.
Mjeku mund të përdorë testet e mëposhtme për të konfirmuar gripin:
Simptomat e gripit janë të ngjashme me ato të COVID-19 dhe të ftohjes së zakonshme. Megjithatë, gripi zhvillohet brenda 1-4 ditëve, ndërsa simptomat e COVID-19 zakonisht shfaqen më ngadalë, brenda 5 ditëve.
Një test për COVID-19 është mënyra e vetme për të dalluar saktësisht mes këtyre dy infeksioneve.
Në shumicën e rasteve, trupi e lufton vetë virusin pa nevojën e mjekimit. Megjithatë, nëse jeni në grupet me rrezik të lartë, një mjek mund t’ju përshkruajë ilaçe antivirale si:
Këto ilaçe funksionojnë më mirë nëse merren brenda 48 orëve nga fillimi i simptomave.
Mjekimi në kushte shtëpie përfshin:
Vaksina vjetore e gripit është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur veten. Çdo vit, ekspertët përzgjedhin tre ose katër variante të virusit për të përfshirë në vaksinë.
Të tjera masa mbrojtëse përfshijnë:
Disa njerëz mund të përjetojnë komplikacione serioze nga gripi, si:
Nëse simptomat tuaja përkeqësohen ose zgjasin më shumë se një javë, kontaktoni një mjek.