Fillon vaksinimi i haxhilerëve nga regjioni i Ferizajt – Përgatitje për udhëtimin në Mekë

Fillon vaksinimi i haxhilerëve nga regjioni i Ferizajt – Përgatitje për udhëtimin në Mekë
17.05.2025

nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka më 16 maj 2025, vaksinimin e besimtarëve myslimanë nga regjioni i Ferizajt të cilët planifikojnë të udhëtojnë për të kryer Haxhin në vendin e shenjtë të Mekës.

Ky aktivitet shëndetësor po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare/Njësinë e Vaksinimit, si dhe me Bashkësinë Islame të Kosovës, në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe përmbushjes së kërkesave ndërkombëtare të vaksinimit për udhëtimin në Arabinë Saudite gjatë sezonit të Haxhit.

Vaksina kundër meningjitit – e domosdoshme për Haxhin

Sipas kërkesave të autoriteteve shëndetësore saudite, vaksina kundër meningjitit është e detyrueshme për të gjithë udhëtarët që planifikojnë të marrin pjesë në Haxh. Kjo vaksinë siguron mbrojtje ndaj një sëmundjeje që mund të përhapet lehtësisht në grumbullime të mëdha njerëzish, siç ndodh gjatë pelegrinazhit në Mekë.

Procesi i vaksinimit në gjithë Kosovën

Procesi i vaksinimit për besimtarët nga regjioni i Prishtinës dhe Mitrovicës është realizuar më herët. Ndërkohë, gjatë fundjavës pritet që aktiviteti të vazhdojë edhe në regjionin e Pejës, Gjilanit, Prizrenit dhe Gjakovës, për të garantuar që të gjithë haxhilerët të jenë të vaksinuar dhe të përgatitur për udhëtimin e tyre shpirtëror.

Ky veprim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve shëndetësore të vendit për të siguruar një udhëtim të sigurt dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të shëndetit publik për të gjithë qytetarët e Kosovës që marrin pjesë në Haxh.

Të fundit

Më të lexuarat