Farat e lirit mund të ulin rrezikun e kancerit të gjirit

Farat e lirit mund të ulin rrezikun e kancerit të gjirit
31.10.2024

Farërat e lirit dhe ushqimet e tjera të pasura me lignane mund të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, sipas rezultateve fillestare nga një studim tek kafshët.

Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime, përfshirë prova klinike tek njerëzit.

Në studimin, i cili u publikua më 7 dhjetor 2023 në Microbiology Spectrum, studiuesit u përqendruan te ndikimi i lignaneve në marrëdhënien mes mikrobiomës së zorrëve, bakteret dhe mikrobet e tjera që jetojnë në traktin gastrointestinal dhe krijimin e mikroARN-ve (miRNA) në gjëndrën mamare.

Në studim, studiuesit ekzaminuan efektin e lignaneve të farës së lirit në mikrobiomën e zorrëve të minjve të rinj femra. Në veçanti, ata studiuan sasitë dhe llojet e mikrobeve në cecum, pjesa e parë e kolonit.

Farërat e lirit janë burimi më i pasur dietik i prekursorëve të lignanit, por këto përbërës gjenden edhe në fara të tjera, drithëra të plota, bishtajore, fruta dhe perime.

Kur lignanet bimore konsumohen, bakteret intestinale mund t’i konvertojnë në përbërës të tjerë që përthithen në qarkullimin e gjakut.

Disa kërkime të mëparshme kanë treguar se gratë pas menopauzës që konsumojnë sasi më të mëdha të lignaneve në dietën e tyre kanë një rrezik më të ulët të kancerit të gjirit. Një studim tjetër i vitit 2010 tregoi se konsumi dietik i lignanit ishte i lidhur me një rrezik më të ulët të vdekjes nga kanceri i gjirit.

Jo L. Freudenheim, PhD, profesoreshë në Departamentin e Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Universitetin e Buffalos në Shkollën e Shëndetit Publik dhe Profesioneve Shëndetësore, e cila ishte autore kryesore e studimit të vitit 2010, tha se gjetjet e hulumtimit të ri mund të ofrojnë një mekanizëm të mundshëm për rezultatet e vërejtura në studimin e saj.

Të fundit

Më të lexuarat