Dr. Rezana Saraqi përfaqëson Kosovën në Kongresin Ndërkombëtar të Mjekësisë Estetike në Sofje

Dr. Rezana Saraqi përfaqëson Kosovën në Kongresin Ndërkombëtar të Mjekësisë Estetike në Sofje
17.05.2025

Për herë të parë, doktoresha Rezana Saraqi nga Kosova ishte folëse në Kongresin e 3-të Ndërkombëtar të Mjekësisë Estetike – ICAMPs 2025, i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Ky kongres përbën një nga ngjarjet më prestigjioze në fushën e mjekësisë estetike, duke mbledhur ekspertë dhe influencues nga e gjithë bota.

ICAMPs synon të avancojë zhvillimin profesional në mjekësinë estetike duke lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet profesionistëve të afirmuar dhe brezit të ri të specialistëve, duke krijuar ura komunikimi dhe shkëmbimi të njohurive të reja shkencore dhe praktike.

Në këtë ngjarje madhore, doktoresha Rezana Saraqi ishte e vetmja përfaqësuese shqiptare, duke ndarë përvojën dhe ekspertizën e saj përkrah emrave të njohur ndërkombëtarë të kësaj fushe. Ajo prezantoi në panel me disa prej doktorëve më të mirë dhe më të njohur në mjekësinë estetike, duke përfaqësuar denjësisht vendin dhe profesionin e saj.

Pjesëmarrja e saj në ICAMPs 2025 konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm personale, por edhe për komunitetin mjekësor në Kosovë, duke dëshmuar se profesionistët kosovarë janë të gatshëm të kontribuojnë në platformat më të larta ndërkombëtare të shkëmbimit profesional.

Të fundit

Më të lexuarat