Çdo i treti fëmijë me probleme me shikimin, tregon studimi

Çdo i treti fëmijë me probleme me shikimin, tregon studimi
05.10.2024

Gjendja e shikimit të fëmijëve po përkeqësohet me një në tre sosh me miopi ose të paaftë që t’i shohin qartazi gjërat në distancë, ka treguar një analizë globale, raporton BBC.

Hulumtuesit kanë thënë se izolimet e OCVID-it kanë pasur ndikim negativ në shikimin për shkak se fëmijët kanë kaluar më shumë kohë në ekrane dhe më pak kohë në mjedise të jashtme.Shkurtpamësia, ose miopia, është një shqetësim shëndetësor botëror në ngritje, që pritet të prekë miliona fëmijë të tjerë deri më 2025, paralajmëron studimi.

Shkalla më e lartë është vërejtur në Azi – 85 për qind e fëmijëve në Japoni dhe 73 për qind në Korenë Jugore janë miopë, derisa në Kinë dhe Rusi shifrat kalojnë 40 përqindëshin.

Paraguai dhe Uganda, me rreth 1 për qind, kishin nivelet më të ulët të miopisë, derisa Britania e Madhe, Irlanda dhe Shtetet e Bashkuara me rreth 15 për qind.

Studimi i publikuar në “British Journal of Ophttalmology”, është marrë me studimin e më shumë se pesë milionë fëmijëve dhe tinejxherëve nga 50 shtete të gjashtë kontinenteve.

Të dhënat kanë treguar se shifra e fëmijëve me shkurtpamësi është trefishuar ndërmjet viteve 1990 dhe 2023 – me një ngritje prej 36 për qind.

Dhe ngritja është ngritur “theksueshëm më shumë” pas pandemisë COVID, kanë thënë hulumtuesit.

Miopia zakonisht nis të shfaqet në vitet e para të shkollës fillore dhe ka prirje të përkeqësohet derisa syri më nuk rritet, diku kah mosha 20-vjeçare.

Ka faktorë që e bëjnë më shumë të mundshme zhvillimin e saj – jeta në Azinë Lindore është njëri prej tyre.

Lidhet edhe me gjenetikën – gjenet që fëmijët i trashëgojnë nga prindërit e tyre – por ka edhe faktorë tjerë, sidomos mosha e re (dyvjeçare) e fillimit të edukimit në vende si Singapori dhe Hong-Kongu.

Kjo nënkupton se ata kalojnë më shumë kohë të fokusuar në libra dhe ekrane gjatë viteve të para, gjë që lodh muskujt e syve dhe mund të çojë drejt miopisë, sugjerojnë hulumtuesit.

Në Afrikë, ku shkollimi nis në moshën gjashtëvjeçare, miopia është shtatë herë më pak e spikatur se në Azi.

Të fundit

Më të lexuarat